Rexhep Selimi: Hoti, kryeministër butaforik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se është kryeministër butaforik.

“Në këtë teatër para se të bije perdja qartë hetohet diçka që kemi të bëjmë me improvizime dhe premtime të rrejshme të një qeverie të rrejshme”, tha Selimi.

Ai ka përmendur disa nga premtimet e Hotit.

“Thanë që po shkojnë për njohje reciproke pikërisht për të heq dorë nga reciprociteti. Thanë që po shkojnë për marrveshje u kthyen me një letër të shkruajtur të njëanshme. Fitoren e Serbisë në ndarjen e Ujmanit e proklamojnë si fitore të Kosovës. Butaforia ilustrohet: Po dialog por edhe negociojmë, po investime por jo për Kosovën. Po marrëveshje por jo marrëveshje por zotime, po koalicion qeveritar por pa shumicë në Kuvend, po aksione të policisë po jo sukses”, tha  Selimi.

Selimi tha se kjo qeveri ka thënë se do të merrën miliarda euro nga Amerika por sipas tij bëhet fjalë për 100 milion dollarë edhe ato kredi.

Selimi ka përmendur edhe Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që sipas tij bëhet fjalë për t’i ndihmuar qytetarët me kursimet e tyre.