Rexhep Selimi

Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,

Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyren e Prokurorit të Specialozuar në Holandë”.