Revoltohen boksierët e karantinuar në Qendrën e Studentëve

Ekipi i boksierëve kosovarë të cilët tani e 14 ditë janë duke u mbajtur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, janë revoltuar.

Ata po kërkojnë që të lirohen nga karantina pasi që analizat që u janë bërë për COVID-19, kanë rezultuar negativ.

Kjo ka bërë që forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë duke hyrë në karantinë te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

KALLXO.com ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Policët special kanë qenë me pajisje të protestuesve. Po ashtu ata janë dezinfektuar para se të hyjnë brenda.

.