Reuters: Belgjika zbulon rastin e parë të variantit të ri COVID-19 në Evropë 

Një lloj i ri i koronavirusit i zbuluar në Afrikë, i cili është shënuar si potencialisht “varianti më i keq i Covid-it deri më tani”, është zbuluar në Belgjikë, shkruan e përditshmja belge “Le Soar”, raporton Reuters.

Sipas mediave belge, një paciente e re e pavaksinuar u infektua dhe shfaqi simptoma 11 ditë pasi udhëtoi për në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Autoritetet shëndetësore deklarojnë se ajo nuk kishte lidhje me Afrikën e Jugut dhe as me ndonjë vend tjetër në kontinentin e Afrikës së Jugut, por se ajo kishte një ngarkesë të lartë virale në momentin e diagnostikimit.

Gruaja e re pati simptoma të ngjashme me gripin, por më të rënda.

Ajo nuk raportoi asnjë kontakt të pasigurt, përveç në shtëpinë e saj, ku asnjë anëtar nuk kishte simptoma, megjithatë, është planifikuar të testohet dhe të nisë një hetim i detajuar, thuhet në raport.

Më herët sot, Belgjika analizoi dy mostra të Covid-19 për të përcaktuar nëse ishte një lloj i ri i virusit korona që u zbulua në Afrikën e Jugut, tha virologu kryesor lokal Mark van Ranst.

“Aktualisht jemi duke analizuar dy mostra të dyshimta”, shkroi Van Ranst në Twitter.

Laboratori i Van Ranst bashkëpunon ngushtë me organin shtetëror belg për shëndetin publik “Ciencano”, shkruan Reuters.

Përgatiti: Nuhi Shala