Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com. Ilustrim

Reshjet e shiut pakësojnë rrezikun nga zjarret

Qendra Operative e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (QO AME) ka bërë të ditur se në bazë të raporteve nga qendrat emergjente  të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent 112 të orës 19:00 në gjithë territorin e Kosovës gjendja pas të reshurave paraqitet e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri.

“Njësitë profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin janë në monitorim të situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual”, thuhet në raportin e QO AME-së.

Po sipas këtij njoftimi qendrat operative emergjente 112 në gjashtë rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7 dhe koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale në rast kërkese për ndihmë nga niveli qendror.

Numri unik emergjent 112 është pa pagesë dhe në dispozicion të qytetarëve të vendit pa ndërprerje 24/7.