Mramor - FOTO KALLXO

Reshjet e shiut - Mramori vërshohet nga ujërat

Reshjet e sotme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Mramor të Prishtinës. Kur moti është me shi shpesh dëgjojmë fjalën ‘bereqet’, por një gjë e tillë nuk ishte edhe për dy familjet në fshatin Mramor në Kryeqytet.

Mëngjesi i sotëm filloi me reshje të shiut të cila sollën vërshime në këtë fshatë.

Azem e Mustafë Gashi, të cilët jetojnë në këtë fshatë, shiu u çoi dëm gjithë punimet në bahçen e tyre. Shiu, vërshoi pronat e tyre.

Edhe pse në këtë pjesë jo çdo herë kur koha është me shi ka vërshime, por kurdo që ndodhë ka dëmtime të mëdha.