Foto: Facebook / Komuna e Drenasit

Reshjet e shiut, ekipet e emergjencës intervenojnë në Drenas

Pas reshjeve të mëdha të shiut, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Drenas ka dalur në teren për të monitoruar gjendjen.

Drejtoresha e DSHP-së, Lumnije Krapi ka njoftuar se ekipet e emergjencës dhe shërbimi i zjarrfikësve kanë intervenuar në disa gypa atmosferik në Drenas dhe Komoran.

“Ekipet e Komunës së Drenasit çdo herë janë të gatshme për intervenime. Prandaj, ftojmë qytetarët të jenë bashkëpunues në situatat e tilla”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Intervenimi pas reshjeve në Drenas
FOTO- Facebook/Komuna e Drenasit
Intervenimi pas reshjeve në Drenas
FOTO- Facebook/Komuna e Drenasit