
Reshjet e shiut dhe borës, Policia bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik
29.11.2024 - 13:23
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës.
“Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë” – ka thënë Policia, më 29.11.2024.
Në Kosovë sot po mbizotëron mot i vranët me reshje shiu dhe bore dhe me temperatura më të ulëta.