Reshjet e fundit në Kosovë - priten vërshime, rajoni më i rrezikuar ai i Prizrenit

Reshjet e fundit që kanë filluar në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik pritet të shkaktojnë vërshime. Rajoni më i rrezikuar sipas parashikimeve të IHMK-së është ai i Prizrenit.

“Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020),  të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane.”, njofton IHMK.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik:

Mundësi për vërshime

Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020),  të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane.

Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit.