Reshjet e dendura të shiut, vërshohen rrugët në Pejë - VIDEO

Qyteti i Pejës sot është vërshuar nga uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

KALLXO.com ka siguruar pamje ku shihen rrugët e vërshuara nga uji.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim se bashku me zjarrfikësit tashmë kanë dalë në terren në disa lokacione të ndryshme pas rrezikut për vërshime në Pejë.

KALLXO.com ka raportuar më herët se ka kontaktuar me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë, Gëzim Gashi i cili konfirmoi se kanë pranuar disa thirrje për ndihmë nga familje të ndryshme në disa zona në Pejë.

“Ne së bashku  me zjarrfikësit jemi në terren jemi në tri- katër vende ku janë më të rrezikuara nga vërshimet. Tani për tani e kemi në kontroll situatën”, – ka treguar Gashi.

Ai shtoi se vazhdimisht po marrin thirrje edhe nga familjet që jetojnë në disa zona që rrezikojnë përmbytjet.

“Kemi thirrje nga familjet dhe po thirrin vazhdimisht, kemi më shumë thirrje në pjesën ku është edhe kanali Qukulica, aty është situata më e rrezikshme. Ne jemi edhe aty në terren”- shtoi ai.

Lokacionet të cilat rrezikojnë përmbytje dhe vërshime sipas Gashit janë, vendi i quajtur ‘Qukulica”, “Lagjja Fidanishte”, “Bistrica” dhe shtrati i lumit në Radavc.