Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në komunikacion

Reshje të mëdha të borës kanë përfshirë vendin paraditen e sotme.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga magjistralja Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Sipas qytetarit, reshjet e vazhdueshme të borës po e vështirësojnë qarkullimin në komunikacion.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com