FOTO: Urim Krasniqi/KALLXO.com Prishtina

Reshjet e borës pamundësojnë mbledhjen e mbeturinave në Fushë Kosovë

Reshjet e borës të cilat kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se si shkak i këtyre reshjeve Kompania Rajonale për Mbeturina, “Pastrimi” nuk do të mbledh mbeturinat në pjesët ku nuk do të mund të depërtojnë.

Komuna nuk ka dhënë detaje nëse shërbimi nuk do të kryhet vetëm sot.

Njoftimi i plotë:

Për shkak reshjeve të pandërprera të borës dhe të vështirësive të krijuara nëpër rrugë dhe trotuare, njoftohen qytetarët se aty ku nuk kemi mundësi të hyjmë me kamion për të marrë mbeturinat, nuk do të ketë shërbim.

Ju lusim për mirëkuptim!