Reshjet dëmtojnë rrugën në fshatin Rogovë të Gjakovës

Reshjet e shiut dhe të borës të ditës së djeshme, kanë shkaktuar dëme infrastruktore në rrugën e ‘Ujzit’ në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Fotografi dhe video të rrugës së dëmtuar, janë postuar në faqen “Rogovë” në rrjetin social “Facebook”.

Rruga, që është si qasje alternative për në fshatin Rogovë të Gjakovës, është dëmtuar në një pjesë të saj dhe është vërshuar nga uji.

Këto janë fotografitë  nga vendi i ngjarjes: