Gjendja e njërës prej rrugëve | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Reshjet bllokojnë disa rrugë në Kosovë

Reshjet e fundit në vend kanë ndikuar në bllokimin e disa rrugëve brenda Kosovës

Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit është ndërhyrë me hedhje të kripës për shkak të temperaturave të ulëta.

Ministria thekson se të gjitha rrugët janë të kalueshme përpos rrugës nacionale N2-QMI-ja në të cilën ka rrjedhje të ujërave që paraqet pengesë në qarkullim.

Një rrugë tjetër që nuk është e kalueshme është ajo në drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc. Kjo rrugë është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet, në këtë segment po punohet në vënien e urës metalike nga ana e FSK-së.