Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reshitaj: Secili politikbërës duhet ta ul kokën për situatën të cilën jemi

Deputetja Albena Reshitaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kritikuar deputet për gjendjen e aktuale me pandeminë.

“Kam insistuar shumë, për dy pika. E para ka të bëjë me atë që kompensimi financiar për policin e Kosovës, stafin mjekësor, inspektoratin shëndetësor nuk duhej asesi të mbetje nën vullnetin politik të qeverisë, por vullneti im ka qenë që të jetë pjesë e ligjit të pandemisë”, ka thënë Reshitaj.

Tutje, duke ju drejtuar politikanëve Reshitaj ka thënë që secili që jemi këtu politikbërës duhet ta ulim kokën me këtë situata të cilën jemi.

“Nuk kemi akt nënligjor të nxjerrur nga Qeveria e Kosovës, e cila do ta zgjidhte këtë edhe pse është dashtë të jetë pjesë e specifikume e ligjit, që sot as nëse të mos kemi nevojë që të diskutojmë dhe të mbetet në fatin dhe vullnetin e qeverisë ky kompensim financiar”, ka thënë ajo.