Reshitaj: Do t'i drejtohemi Prokurorisë lidhur me dyshimet për shkelje nga MSh-ja

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një takim të mbajtur sot ka diskutuar rreth situatës politike në vend.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga AAK-ja, Albena Reshitaj tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe për “dyshimet për shkelje nga Ministria e Shëndetësisë”, sa i përket menaxhimit me pandeminë.

Reshitaj tha se si Komision kanë përpiluar një kërkesë për ta dërguar në Prokurionë e Shtetit me pretekst në dyshime për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike të buxhetit të Kosovës nga Ministria e Shëndetësisë.

Kurse, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit për mandatimin e qeverisë së re.

“Aleanca si gjithmonë ka treguar një pjekuri politike në atë rend edhe sot jemi dhe gjithmonë do të jemi shembull i respektimit të Kushtetutës, ligjeve në vend dhe gjithçka që i atribuoet ndërtimit të shtetit”, tha ajo.