Replika në Kuvend mes ministres Hajdari dhe deputetit të PDK-së

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë nuk ka qenë ndonjëherë këshilltare e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, pasi deputeti i PDK-së Abelard Tahiri tha se Hajdari pas shpalljes së Pavarësisë ju ka shërbyer edhe qeverive të mëhershme.

“Këto viti pas shpalljes së Pavarësisë ka pas rastin ju ka shërbyer edhe Qeverive të mëhershme dhe mirë është më bë edhe një autokritikë siç e bëri ma herët një deputete me liderin e tyre suprem dhe me tregu për gabimet që janë bërë në të kaluarën”, tha Tahiri.

Kurse, ministrja Hajdari tha se ajo ka qenë eksperte e UNDP-së me kontratë të jashtme në ish-Qeverinë e Agim Çekut.

“Ju keni thanë shumë ma herët që unë kam qenë këshilltare e qeverive të kalume. Keni përmend që kam qenë këshilltare e ish kryeministrit Thaçi. A mund të ma dokumentoni ndonjëherë kur kam pas ndonjë kontratë si ish këshilltare e Kryeministrit Thaçi, dhe a jam paguar nga Qeveria e Kosovës si ish këshilltare e kryeministrit Thaçi. Unë isha eksperte e UNDP-së me kontratë të jashtme ti ndihmoj qeverisë Ceku më keni trashëguar me kontratë të jashtme. Pastaj më keni ofruar të jem këshilltare e juaj nuk kam pranuar, kam vazhduar tre muaj pa kontratë për mos tju len ju në baltë, për mos ta lënë Kosovën në baltë”, ka thënë ajo.

Pasi Tahiri ka kërkuar fjalën prapë për një replikë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka ironizuar duke i thënë Tahirit “gjeja kontratën do t’jua jap një minutë”.

Abelard Tahiri ka shtuar se ai ka kërkuar shkëputjen e kontratës Rozeta Hjadarit në kohën sa ishte kryeministër Hashim Thaçi.

“Ka këshilltare të jashtëm dhe kjo ka qenë këshilltare e jashtme dhe unë kam kërkuar t’ia shkëput kontratën. Kjo ka qenë një këshilltare e paaftë dhe unë kam kërkuar me ja shkëput kontratën. Dhe sot është fatkeqësi një njeri i paaftë si kjo me qenë duke e drejtuar një resort të tillë”, ka shtuar ai.

Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar në lidhje me paralajmërimet për rritje të çmimit të energjisë elektrike.