Reperi Gjiko dënohet për armëmbajtje pa leje

Gjykata e Pejës ka dënuar me 400 euro gjobë reperin kosovar Asdren Gjikolli i njohur si ‘Gjiko’ për armëmbajtje  pa leje.

Ndaj tij është shqiptuar edhe dënimi plotësues për konfiskim të armës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.

Gjikolli akuzohet se në parkingun e hotelit “Univers” në Pejë në një aheng familjar ka shtënë në ajër disa herë me armë.

Rasti ka ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar.

Reperit i është sekuestruar arma nga policia, pasi që në rrjete sociale ka qarkulluar videoja ku ai shihet duke gjuajtur me armë.

Me të njëjtin dënim për të njëjtën vepër penale është gjykuar edhe Valon Alija.