Reparti i sëmundjeve të varësisë, 89 pacientë kërkuan trajtim për 9 muaj, në mesin e tyre edhe adoleshentë

89 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Repartin e sëmundjeve të varësisë në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë nëntë muajve të fundit.

Në njoftim thuhet se 26 prej tyre kanë qenë në varësi të opioideve apo heroinës, 11 pacientë të tjerë në varësi të kanabioideve apo mariuhanës, nga substance të shumta psikoaktive apo polisusbtacave janë trajtuar 25 pacientë, në varësi nga alkooli 14, si dhe tre në varësi nga sedativët apo barnave qetësuese.

“Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18-vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Sipas njoftimit, këtë vit numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor për sëmundjen e varësisë ka qenë më i lartë në krahasim me vitin paraprak.