Foto: Komuna e Kamenicës

Renovohet Mulliri Binjak në Hogosht të Kamenicës

Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur sot se është rinovuar Mulliri Binjak në Hogosht.

Renovimi i këtij mulliri është në mesin e 23 monumenteve kulturore të përzgjedhur për renovim.

Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati, shprehet i lumtur që ky monument tashmë do të jetë atraksion turistik.

“Tani ky vend do të jetë atraksion turistik për vizitorët. Ne do të gjejmë mundësin për renovimin e monumenteve tjera”, u shpreh Kastrati.

Foto: Komuna e Kamenicës

Tutje ai thotë se “trashëgimitë kulturore paraqesin historinë tonë, dhe ne duhet të kujdesemi për to”.

“Duhet të kujdesemi që të ruajmë monumentet e trashëgimisë kulturore, sepse ato paraqesin historinë e kulturës sonë”, tha Kastrati.

Renovimin e këtij Mulliri e ka mbështetur Zyra e Bashkimit Evropian.