Barnatorja Qendrore në Gjilan, 12.11.2024. Foto: Arben Vitia / Facebook
Renovohet Barnatorja Qendrore e Spitalit të Gjilanit, vlera e investimit mbi 300 mijë euro
Barnatorja Qendrore e Spitalit të Gjilanit është renovuar. Vlera e investimit është mbi 300 mijë euro.
Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili të martën (12.11.2024) ishte në Gjilan për të prerë shiritin e këtij investimi.
“Aty tash e tutje pranimi, ruajtja, shpërndarja e barnave dhe materialeve farmaceutike do të jetë me sigurinë dhe cilësi maksimale” – ka shkruar Vitia në Facebook.
Ai ka thënë se janë duke investuar edhe në depon qendrore dhe në barnatoret e spitaleve të tjera rajonale.
Bashkë me Vitinë, në Gjilan sot ishin edhe kryesuesi i bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dren Boshnjaku, drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Arsim Emini.