Rëndohet situata dy kosovarë tentojnë të shkojnë në Siri

Kampanja, paralajmërime e fushata arrestimesh nuk kanë mjaftuar të ndalojnë kosovarët të nisin rrugën e Sirisë. Kur kanë kaluar disa muaj të qetë autoritetet janë alarmuar për një rast të ri.

Autoritetet turke kanë arrestuar e më pas deportuar në Kosovë dy shtetas që në dhjetor po tentonin të arrinin zonën e konfliktit.

KALLXO.com mëson se dy kosovarët ishin kapur në tentativë për t’u bërë pjesë e ISIS-it por përpjekja e tyre kishte dështuar pasi që të njëjtit ishin kapur nga ana e autoriteteve turke ku ishin arrestuar e më pas ishin dëbuar për në Kosovë.

Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi që të njëjtit kishin tentuar të i bashkëngjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri.

Gjithashtu burime të KALLXO.com kanë thënë se dy personat janë nga Kosova dhe se të njëjtit më herët nuk kishin pasur raste të hapura dhe nuk ishin përballur me organet e drejtësisë për të njëjtën vepër.

KALLXO.com ka kërkuar nga ana e Prokurorisë Speciale të dijë nëse është marrë vendimi për masën e sigurisë së të dyshuarve por ende nuk ka marrë përgjigje.

Që nga prilli i këtij viti, kur ishin ri-atdhesuar 110 kosovarë nga ta 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra, burimet e KALLXO.com thonë se rasti i dy kosovarëve të tjerë është i ri dhe se të njëjtit janë kapur në tentativë.

Rreth 400 kosovarë i janë bashkangjitur luftërave të huaja në Siri e Irak. Kosova konsiderohet si shteti që ka ri-atdhesuar më së shumti banorë të cilët kanë qenë në zonat e luftës dhe pjesë e organizatave terroriste të ISIS-it.

Gjithashtu, mijëra euro janë investuar në propagandën e ISIS-it për tu bashkangjitur në luftrat e huaja.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për rastet e shkuarjes së kosovarëve në luftrat e huaja në Siri e Irak.

Në më shumë se 5 emisione janë trajtuar çështjet e trajtimit të të rikthyerve edhe në aspketin qendror si dhe lokal.

Aktakuzë ndaj të kthyerit nga Siria që pretendohet se luftoi përkrah ISIS-it

Ngriten tri aktakuza për tri gra të rikthyera nga Siria

Problemet e Hanit të Elezit me fëmijët e kthyer nga Siria e Iraku