Salla e Kuvendit e fotografuar në kohën kur është dfashur të fillojë seanca. Foto: Kallxo.com

Rendi i ditës i seancës konstituive të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate ka përcjellë rendin e ditës së seancës konstituive të legjislativit që do të mbahet me 26 dhjetor.

Seanca e së enjtes që pritet të nis në orën 15:00, ka këtë rend të ditës:

1.Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Dhënia e betimit të deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, si dy partitë që morën më së shumti vota më 6 tetor, ende nuk kanë nënshkruar koalicionin për bashkëqeverisje, një kabinet qeveritar i të cilave do të duhet të prezantohet në Kuvend për votim, ashtu si edhe emri për kryetar të Kuvendit.

Dy muaj pas zgjedhjeve, në pritje për formimin e institucioneve të reja