Festivali 'ReMusica'. Foto: ReMusica

‘ReMusica’ nis edicionin online

Festivali Ndërkombëtar i Prishtinë, “ReMusica” nis sot rrugëtimin e tij të 19-të në versionin online.

Tema e edicionit të sivejtëm të këtij festivali është “Rise”.

Për shkak të COVID-19, këtë edicion “ReMusica” do të mbahet tërësisht online dhe koncertet do të transmetohen në TV dhe rrjetet sociale.

Festivali hapet në ora 21:20 me koncertin e kuartetit “Ebonit Saxophone Quartet”, në versionin Livestream nga “Het Concertgebouë Amsterdam” në Holandë.

Ansambli “Ebonit Saxophone Quartet” është themeluar në vitin 2011 në Konservatorin e Muzikës së Amsterdamit.

Në ditën e parë të “ReMusica” kuarteti holandez do të interpretojë vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.

Koncerti i sotëm, i hapjes së edicionit të 19-të të festivalit “ReMusica” mund të ndiqet edhe në www.remusicafestival/live/.