Ndërtesa e Rektoratit të UP-së | Foto: KALLXO.com

Rektorati i UP-së pezullon punën shkaku i COVID-19

Rektorati i Universitetit të  Prishtinës ka njoftuar se ka pezulluar punën e tij pasi një zyrtar nga ky instucioni ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit,  shërbimet me palë do të  të kryhen “online”.

“Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si masë mbrojtëse për ruajtur shëndetin e stafit dhe të palëve, për shkak të rezultimit pozitiv me COVID-19 të një zyrtari të këtij institucioni, Rektorati do të qëndroj i mbyllur deri në njoftimin e radhës.Të gjitha shërbimet me palët do të vazhdojnë të ekzekutohen në mënyrë virtuale.UP-ja bën thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë”, thuhet në komunikatën e UP-së.

Aktualisht në vend janë 3508 persona të infektuar me COVID-19, 1902 të shëruar dhe 76 të vdekur.