Rekord i zi, 214 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar rezultatet e sotme ku nga 413 mostra të marra, kanë dalë 214 raste pozitive.

Sot më 08 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4,100  raste nga 26,425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 08 korrik 2020,  janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,063 raste, kurse raste aktive është 1,951.