Ilustrim

Rekord i ri të vdekurish nga coronavirusi, Spanja kërkon ndihmën e NATO-s

Vendi i dytë më i godituri nga coronavirusi në Europë, Spanja ka kërkuar të martën ndihmë humanitare nga NATO.

Në këtë vend, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rekord i ri me të vdekurit nga COVID-19.

Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 514 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 2.696, raporton AFP.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë është rritur për 20 për qind edhe numri i të infektuarve.

Numri i tyre ka shkuar në afro 40 mijë, ndërkohë që janë shtuar testet.

Ndërkohë, numri i të shëruarve është 3.794.