Rekord i ri në sistemin e drejtësisë

Gjykata e Mitrovicës ka shënuar rekord krahasuar me gjykatat e tjera në publikimin e aktgjykimeve.

Me 341 aktgjykime të publikuara  Mitrovica ka tejkaluar rezultatet e Gjykatës së Prizrenit e cila për dy muaj(gusht e shtator) mbante primatin në publikimin e aktgjykimeve.

Në muajin gusht raporti i përgatitur nga BIRN dhe FOL e kishte nxjerrë Gjykatën e Prizrenit si gjykatën më të suksesshme në publikimin e 130 aktgjykimeve ndërsa ky rekord ishte rritur nga po kjo gjykatë në muajin shtator ka publikuar 298 aktgjykime.

Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 tetor deri më 31 tetor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve.

Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.
Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit tetor:

 

 

 

 

Sqarim: Lëvizja FOL bashkë me BIRN Kosova edhe gjatë muajit tetor kanë vazhduar me monitorimin e aktgjykimeve, të cilat janë të publikuara në ueb portalin www.gjyqesori-rks.org

Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve ka vazhduar të bëhet për të gjitha gjykatat e Kosovës duke përfshirë edhe degët e tyre. Fokus i këtij monitorimi kanë vazhduar të jenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, është përcjellë publikimi edhe i aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave duke përfshirë edhe degët e tyre. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk përfshihen në këtë monitorim.

Edhe gjatë muajit tetor është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes apo kanë dalë në pension. Prandaj edhe numri i gjyqtarëve të prezantuar në të dhënat tona nuk korrespondon saktë me numrin e përcjellë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Departamenti i Administratës së Përgjithshme për gjyqtarët aktiv në sistem gjatë muajit tetor.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 1617 aktgjykime, apo 173 më shumë se sa kanë shënuar FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Ky dallim mes databazës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe databazës së FOL dhe BIRN vazhdon të vije si pasojë e publikimit të përsëritur nga dy herë të aktgjykimeve nga ana e gjykatave si dhe publikimit të aktvendimeve.

Këto dallime në numra janë të shprehura më së shumti në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, duke përfshirë degën e Skenderajt, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Dega e Leposaviqit pavarësisht që figuron me 27 aktgjykime në ueb-portal, ne nuk e kemi evidentuar asnjërën nga to, sepse që të gjitha janë aktvendime. Gabime të shumta janë gjetur po ashtu edhe në degën e Zubin Potokut, e cila ka publikuar 14 aktvendime. Ndërsa dega e Skenderajt nga 83 aktgjykime sa i figurojnë ne ueb-portal, 40 nga to janë të publikuara nga dy herë.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.