Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rekomandohet suspendimi i nënkolonelit të Policisë, dyshohet për zbulim të fshehtësisë zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, i kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës janë duke hetuar një rast ku i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale – ushtrim ndikimi dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me Prokurorinë.