Reka: Antarësimi në BE, orientim strategjik i Kosovës

Ministri në detyrë i Integrimit Europian, Blerim Reka, në Ditën e Europës tha se deklarata e Schuman, ka shënuar rrugën jo vetëm për tregun e përbashkët por, edhe për vlerat e përbashkëta.

Në urimin e tij përmes një video në Twitter, Reka tha se Europa nuk është e plotë as pas 7 dekadave.

“Bashkimi Evropian është një projekt paqeje e zgjerimi i tij një gjeopolitike unifikuese që bashkoj Evropën e ndarë. Por, Evropa nuk është e plotë as pas 7 dekadave. Për Kosovën anëtarësimi në BE mbetet orientimi strategjik jo për shkak të Brukeslit por për ne e fëmijët tanë”, tha Reka.

“Anëtarësimin tonë në BE nuk e bëjmë pse e kërkon politika dhe teknika por pse kërkojnë shumica e qytetarëve”, shtoi tutje Reka.

Reka shpreson se vitin e ardhshëm këtë ditë  do ta festojmë së bashku me shtetet e tjera.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Europian. Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë.