Përkeqësohet situata me coronavirusin në Kosovë, shifra alarmante janë regjistruar ditën e sotme

58 persona kanë dalë pozitiv me coronavirus gjatë ditës së sotme.

Në një konferencë për media lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Ramadani tha se në këtë javë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus.

“Sot ne kemi regjistruar 58 raste pozitive me COVID-19 që paraqet një numër rritjeje nga ditët tjera që kemi regjistruar. Kjo javë është një rritje e numrit të rasteve në aspektin epidemiologjik që për ne ka paraqitur brengë dhe kanë ardhur që të na mbështesin në vendin  e ngjarjes dhe të shohim për masat e mëtutjeshme”, tha ai.

Ai shtoi se vazhdimisht janë duke apeluar qytetarët që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga ana e IKSHP-së.

“Ne si IKSHP rekomandojmë dhe bëjmë apel që pas lehtësimi të masave dhe tashmë ka mbetur te qytetarët që të zbatojnë këto rekomandimeve që i kemi apleuar, për të ruajtur shëndetin tonë”, shtoi ai.