CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Regjistrohen edhe 2,279 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 12 mijë e 666 testime, 2 mijë e 279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Përderisa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të vdekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 25.

Numri i rasteve aktive është 18 mije e 287.