Regjistrohen deputetët e PDK-së

Disa kandidatë të PDK-së që fituan më së shumti vota për deputetë në Kuvendin e Kosovës sot janë regjistruar.

Bashkë me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli disa deputetë të PDK-së janë të gatshëm të fillojnë punën e tyre në legjislaturën e shtatë.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Ferat Shala në Facebook.

“Sot bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike z.Kadri Veseli dhe Grupin Parlamentar, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës përfunduam ceremonitë e regjistrimit dhe zyrtarizimit si deputet për legjislaturën e shtatë. Jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që ne sot të kemi mundësi të punojmë dhe shërbejmë për të mirën e vendit!”, ka shkruar Shala.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës doli partia e tretë  dhe do t’i ketë 25 ulëse në Kuvend.

Deputetët e PDK në Parlamentin e Kosovës