Regjistrohen 165 vdekje të reja nga COVID-19 në Itali

Në shtetin italian në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 165 vdekje të reja si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas Worldometers, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 802 raste të reja, duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë shtet në 219,070 dhe është shteti i katërt në botë për nga numri i të prekurve.

Ndërsa numri i të shëruarve është 105,186, kurse raste aktive janë 83,324.

Pas Italisë, për nga numri i të prekurve renditen Rusia, Franca, Gjermania dhe Brazili.