Shkup, Maqedoni e Veriut

Regjistrohen 12 të vdekur dhe 434 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.026 teste të kryera janë regjistruar 434 raste të reja me virusin korona. 195 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 421 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 12 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 214.213 raste, prej të cilëve 198.419 janë shëruar, kurse 7.511 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.283 raste aktive me Covid-19./ RTV21