Regjistrimi i veturave, deri më 31 gusht suspendohet pagesa e tatitmit në pronë në Prishtinë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nga dita e nesërme deri më 31 gusht është suspenduar kushtëzimi i pagesës së tatimit në pronë, për shkak të tollovive që po krijohen para ndërtesës së komunës.
Sipas Ahmetit, që nga viti 2011 bazuar në Udhëzimin Administrativ, duhet paguar tatimi në pronë fillimisht, që të jetë mundësia për pagesën e taksës rrugore. Pagesa e taksës rrugore bëhet kur regjistrohet automjeti.
“Për shkak të pandemisë, ky kushtëzim po shkakton tollovi dhe radhë të gjata para komunës dhe ankesa të qytetarëve. Mundësia e pagesës online e tatimit në pronë ekziston qe një kohë, por qytetarët nuk po e përdorin”, ka shkruar Ahmeti në ‘Faceobook’.
Ahmeti ka shkruar se pas datës 31 gusht do të vlerësohet prapë mundësia e heqjes së kushtëzimit, ndërsa ka thënë se përkundër heqjes së kushtëzimit, tatimi në pronë mbetet obligim për qytetarët që ta paguajnë.