Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, 29.5% shqiptarë
TV21 nga Maqedonia e Veriut, ditë më parë kishte raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë shtet.
Sot, Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë së Veriut ka dal me shifra zyrtare të procesit të regjistrimit të popullsisë, ku 29.5 të qytetarëve janë deklaruar shqiptarë.
“Popullsia e regjistruar është dy milionë e 907 mijë e 319 qytetarë. Popullsia rezidente janë 1 milion e 836 mijë e 713 qytetarë. Popullsia jorezidente është 260 mijë e 606 persona”, tha drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski.
Nga numri i përgjithshëm i regjistrimit përveç shqiptarëve me 29,5%, 54.21% janë deklaruar si maqedonas, 3.98%si turq, 2,36% si romë, 1,18% si serb, 0,87% si boshnjakë dhe 0,44% si vllehë.
Ndërsa si rezidentë përveç shqiptarëve me 24,3%, 58,44% janë maqedonas, 3,86% turq, 2,53% romë, 0,47% vllehë, 1.3% serb dhe 0,87% boshnjakë.