Regjisorja Kastrati rrëfen sfidat e realizimit të dokumentarit "Dasmat dhe Pampersat", që do të transmetohet në 'Manifesta'

Regjisorja dhe fituesja e çmimeve ndërkombëtare, Antoneta Kastrati, ka rrëfyer sfidat e realizimit të dokumentarit “Dasmat dhe Pampersat”, i cili është përzgjedhur që të transmetohet në festivalin “Manifesta”.

Në “KallxoPërnime”, Kastrati ka treguar se në dokumentarin e xhiruar në vitin 2007 është trajtuar jeta e çifteve në Kosovë.

Kastrati ka thënë se gjatë realizimit të këtij dokumentari dhe intervistave të tjera është munduar që të mos duket zyrtare.

“Nuk ka qenë lehtë me i gjet së pari çiftet, kemi kërku në shumë vende dhe pastaj kemi fillu bisedën, e kanë fitu ndoshta besimin tek unë. Ndoshta edhe kur ke përvojë në intervista dhe pastaj ki respekt për ta”, ka thënë ajo.

Regjisorja ka treguar se në këtë projekt kanë punuar së bashku me partnerin e saj.

“Arsyeja pse e ka emrin pampersat, për shembull Kejsi (partneri) kur e kam pas çikën e vogël, ky gjithë ia ka ndrru pampersat dhe kur kemi shku në Zahaq krejt burrat ia kanë bë ‘çka je tu bë, pse je tu e ndrru pampersin, ti nuk duhesh me e bo, kurrë nuk bën burri me e ndrru’”, ka thënë ajo.

Ndërsa në intervistën tjetër të dokumentarit është intervista me një çift më të moshuar nga Rugova.

“Ky është i ansamblit të Rugovës janë shumë më të hapur në Rugovë dhe ky ka qenë shumë i mirë në bisedë dhe ka pranu, nuk mendoj që ka qen shumë vështirë me të me komuniku, pakë më ka fasionu në mënyrën se qysh ka reflektu në kohën, kur ka qen i ri ky ka shku në ansambël ka udhëtu shumë e gruaja ka mbetë me fëmijë, burri e dijke që kjo ka hekë shumë, por në anën tjetër i ka shftyëzu rregullat të cilat i kanë konvenu më shumë, por në anën tjetër ka qen kogja reflektiv iu ka dhimbë”, ka treguar Katrati.