Regjisori Sokol Plakolli në grevë urie. Foto: KALLXO.com.

Regjisori Sokol Plakolli hyn në grevë urie, thotë se Policia i kërkoi ndërprerjen e protestës

Regjisori Sokol Plakoll ka nisur sot një grevë urie para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Më thirrjet: “Albin: me hajna s’ ka shtet”, “Albin: ke premtua se nuk do të ketë dallavere në konkurse publike”, “Kthimin e pikëve të vjedhura”, për 43 ditë, Plakolli ka protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, siç thotë ai për pikët e vjedhura nga Këshilli Drejtues (KD) i Teatrit Kombëtarë të Kosovës (TKK) në konkursi për zgjedhjen e Udhëheqë Artistik të TKK-së.

Por, në ditën e 43 (sot, 25 korrik 2022), policët e kanë ‘vizituar’ regjisorin Plakolli duke e shoqëruar në Polici për rreth 2 orë, ku i është kërkuar ndërprerjen e protestës.

Madje, Plakolli edhe është gjobitur nga Polica, për prishje të rendit.

Plakolli ka thënë për KALLXO.com se pas kërkesës për ndërprerje të protestës dhe gjobës nga Policia, ai ka vendosur të hyjë në grevë urie, para objekti të Qeverisë së Kosovës.

“Nga sot po hyj në grevë urie 24 orë në ditë, deri sa Policia të më lejojë vazhdimi e protestës, ose kryeministri të veprojë ndaj kërkesave për shkarkimin e KD-së së TKK-së”, tha Plakolli.

Plakoll ka thënë se Policia ka qenë e njoftuar për protestën e tij para Qeverisë.

Ai ka thënë se është vizituar nga Policia, edhe pasi ka filluar grevën e urisë, ku i është kërkuar ta ndërpresë apo ta pezullojë.

“Tash ishin prapë policia dhe kërkuan ta ndërprerje grevën apo ta pezulloi sepse më thanë nuk kam leje. Unë do të vazhdoi me Grevën dhe me protesta të herëpashershme gjatë grevës”, ka thënë ai për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kërkuar nga Policia e Kosovës arsyen e gjobitjes dhe kërkesën për ndërprerjen e protestës, por deri në momentin e publikimit të artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Regjisori Sokol Plakolli për 43 ditë (përveç vikendeve) ka protestuar, siç ka thënë ai për KALLXO.com, për vjedhjen e pikëve nga testi me shkrim në konkursi për Udhëheqës Artistik në TKK.

Plakolli, duke u bazuar edhe në vendimin e Komisionit të Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik në MKRS (komisioni i ankesave), të datës 27.04.2022, po e akuzon KD-në e TKK-së për se nuk i ka vlerësuar drejt testin më shkrim të tij.

Komisioni i Ankesave në vendimin e vetë të datës 27.04.2022, ka konstatuar se të paktën në tri raste KD i TKK-së nuk e i ka vlerësuar dejtë përgjigjet e Plakolli.

“Gjatë shqyrtimit të testit të Plakollit kemi hasur që në disa përgjigje që Plakolli i ka dhënë të sakta, siç janë të parapara në legjislacionin primar dhe sekondar të fushës së teatrit e që KD-ja nuk i ka vlerësuar si plotësisht të sakta”, thuhen ndër të tjerash në vendimin e Komisionit të Ankesave të datës, 27.04. 2022.

Regjisori Sokol Plakolli në grevë urie. Foto: KALLXO.com.
Regjisori Sokol Plakolli në grevë urie. Foto: KALLXO.com.
Regjisori Sokol Plakolli në grevë urie. Foto: KALLXO.com.