
Regjisori i 'The Simpsons' do i bashkohet programit virtual të Anibarit këtë edicion
David Silverman, regjisori i komedisë së animuar “The Simpsons” do t’i bashkohet edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar.
“Jemi të emocionuar të ju njoftojmë se këtë edicion, David Silverman, regjisori i The Simpsons do të jetë pjesë e Programit tonë të Prezantimeve, duke u bashkuar me ne virtualisht”, ka njoftuar Anibar.
Sipas njoftimit, në këtë prezantim David Silverman do të ndajë përvojën e tij në drejtimin e një prej serive më të shquara në historinë e televizionit “The Simpsons”.
Silverman është i njohur për regjinë e realizuar të serialeve të animuar “The Simpsons” dhe filmit “The Simpsons”.
Ai ka qenë i përfshirë me serialin që në fillim, duke animuar Simpsons origjinal të shkurtër te cilët u transmetuan në shfaqjen “The Tracey Ullman.”
Silverman njihet kryesisht për krijimin e shumicës së “rregullave” për vizatimin e Simpsons.
Ka një karrierë të gjerë regjisoriale në filma të animuar duke përfshirë filmin “The Simpsons”, “Monster Inc”, “Ice Age”, “Robots”, dhe “Looney Tunes: Back in Action”.
Anibar, do të mbahet nga data 17 deri 23 gusht të këtij viti.
Edicioni i njëmbëdhjetë i këtij festivali ishte planifikuar të mbahet në korrik por për shkak të përhapjes së COVID-19 ishte shtyer për muajin gusht për t’u mbajtur në mënyrë virtuale.