Refuzon ftesën e Speciales, pret dënimin e kriminelëve që i vranë familjarët

 

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, të cilës ka thënë se nuk do t’i përgjigjet.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e të Akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020“, ka shkruar ai në Facebook.

Zogaj ka thënë se nuk paraqitet para kësaj gjykate deri sa të dënohen kriminelët që i vranë familjarët.

“Sepse unë personalisht nuk e njoh këtë Gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënojë kriminelet që me i vranë më të dashurit e mi brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Tutje  ai është shprehur se ndihet i nderuar që ka qenë pjesë e UÇK-së./21Media