kamenic

Foto: Denis Sllovinja

Reformat për arsim në Kamenicë nxisin protesta, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar katër persona nën dyshimin për pengim të personave zyrtar në kryerje të detyrës.

Gjatë ditës së sotme në një protestë në Kamenicë janë arrestuar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me 5 tetor 2020, rreth orës  09:11 nga njësitet  në teren kemi marrë  informata se rruga kryesore në Kamenicë afër shkollave të mesme është e bllokuar.  Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se në atë lokacion janë mbledhur  mëse  150 persona të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me reformat në arsim”, ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit, protestuesit , kryesishtë nxanësë me prindë, kanë qëndruar deri në ora 10:04 minuta e me pas kanë vazhduar në drejtim të objektit të Kuvendit Komunal-Kamenicë.

“Disa nga protestuesit gjatë protestës kanë penguar personat zyrtar. Protesta ka përfunduar në ora 11: 10 , protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë”, tha ai.

Arrestimi i të dyshuarve sipas Hashanit është bërë pas protestës.

“Pas përfundimit te protestës dhe  marrjes se informatave  përmes rrugëve operative njësitet policore në teren kanë lokalizu dhe arrestuar katër (4 ) persona te cilët kane penguar personat zyrtar ne kryerje te detyrës zyrtare”, tha tutje Hashani.

Sipas tij, të dyshuarit janë intervistuar dhe në bazë të procedurave ligjore, me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës. Hashani tha edhe se rasti po hetohet më tutje.