Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në takim me Shefin e Politikës së Jashtme në Kabinetin e Presidentit të Këshillit Evropian, Simon Mordua. Foto: MAPL/Facebook

Reformat në qeverisjen lokale, temë diskutimi gjatë vizitës së ministrit Krasniqi në Bruksel

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është mirëpritur nga Simon Mordua, i cili ka pozitën e Shefit të Politikës së Jashtme në Kabinetin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ku takim është bërë në vazhdën e qëndrimit në Bruksel të ministrit Krasniqi.

Në këtë takim ka marr pjesë dhe Këshilltarja për Politikën e Jashtme në Kabinetin e Presidentit të Këshillit Evropian, Simona Gueorguieva.

Një nga temat që është diskutuar në këtë takim thuhet se ka qenë “për progresin që është bërë së fundmi nga Institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për reformat që po bëhen në fushën e qeverisjes lokale”.

“Është biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Tutje është treguar se ministri Krasniqi ka falënderuar Mordue dhe Gueorguieva për mbështetjen e aspiratave Evropiane të popullit të Kosovës si dhe përkrahjen e Institucioneve të Kosovës ndër vite.