Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reforma fiskale – LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për reformën fiskale në Kosovë, gjegjësisht obligimin e bizneseve për t’u pajisur me arka fiskale ndër vite.

Të ftuar në debat janë: Rexhep Krasniqi, udhëheqës i Divizionit për Arka Fiskale në ATK, Edip Gashi nga kompania “Enternet” e licencuar për shitjen e arkave, Ragip Millaku nga Shoqata e Gastronomëve dhe Nexhmidin Hoti, kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit.

Cilat janë reformat që po synohen të arrihen me udhëzimin e ri administrativ për arkat fiskale?

Cili është synimi: ulja e çmimit apo shtimi i kompanive të reja në treg?

Cilat janë ankesat e bizneseve sa i përket çmimit të arkave dhe çmimit për mirëmbajtjen e tyre?

Sa e kanë ndihmuar arkat luftën kundër shmangies së tatimit?