"Reflekton" Serbia, merr vendim - serbët e Kosovës votojnë në katër komuna në Serbi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur që të përcaktojë katër komuna në Serbi, në të cilat mund të votojnë serbët e Kosovës atje, për referendumin.

Sipas një vendimi që e ka shpërndarë shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, vendimi i KQZ-së në Serbi është që serbët e Kosovës të mund të votojnë në Vranjë, Novi Pazar, Kushumli dhe Rashkë.

“Ky Vendim përcakton mënyrën se si votuesit nga territori i ‘…………………. të Kosovës dhe ……………..’ do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin republikan për konfirmimin e Aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë”, thuhet në vendim.

Në këtë vendim thuhet se institucionet në Prishtinë, penguan zhvillimin e votimit të referendumit republikan në Kosovë.

Gjithashtu në këtë vendim janë caktuar edhe vendvotimet për secilin votues nga Kosova.

Kuvendi e miraton rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë