Referendumi serb, Kuvendi i Kosovës sot me seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot pasdite në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, pas kërkesave që të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë.

Seanca është thirrur të nis nga ora 14:00.

“Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për thirrjen e seancës.

Sipas ekzekutivit, diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e referendumit.

Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë të dielën, në komunat me shumicë serbe.

Referendumi serb ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës për disa çështje në lidhje me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Institucionet e Kosovës, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi, të premten kanë dalë me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, në lidhje me kërkesën për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Krerët e institucioneve të vendit kanë theksuar se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse.

Tutje thuhet se presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, e kanë bërë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare.

Kurse, përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojë qytetarët serb që të votojnë në referendumin e së dielës në një proces të organizuar nga OSBE.

Udhëkryqi i Kosovës me shtetet mike karshi referendumit të Serbisë