Reduktime të ujit në Podujevë, shkak shpenzimet enorme të ujit të pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të ketë reduktime të ujit në disa zona në qendër të Podujevës dhe jo vetëm.

Shkak sipas tyre janë shpenzimet enorme të ujit të pijshëm dhe mungesës së ujit në pikat e larta.

Nga dita e sotme, reduktimet e ujit fillojnë në orën 08:00 deri në orën 16:00 për këto zona:

Zonat : gypi OD -160 , për fshatin Dumnicë ; gypi Ø110 për fshatin Shtedim dhe Pika Kufitare në Merdar ; gypi Ø90 për fshatin Ballovc.Këta gypa janë të kyçur në gypin furnizues para hyrjes në rezervuaret e qytetit !

Në qytetin e Podujevës  : 1)Rr. “Zahir Pajaziti” – gypi OD -315 nga udhëkryqi me Rr. “Bedri Bajrami ” furnizon pjesën jugore të qytetit.  2)Rr. “Skenderbeu” gypi A.Ç. Ø200 nga rrethqarkullimi në drejtim të pjesës jugperendimore deri te “Qershitë e Llapashticës”.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se këto janë reduktime të planifikuara dhe do zgjasin deri në një vendim tjetër, varësisht nga shpenzimi i ujit.