Reduktime të rrymës edhe të martën

Ndonëse njoftimit për rikthim të furnizimit të rregullt me energji elektrike, sot në mëngjës qytetarët janë përballur  me reduktime.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala i cili tha se reduktimet janë bazuar në instruksionet e KOSTT-it ndërsa shtoi se aktualisht nuk ka reduktime.

“Ka pas reduktime nga ora 09:00 për rreth një orë e gjysmë kjo bazë instruksioneve të KOSTT-it, mirëpo tani janë ndal. Nuk e di nëse do të ketë ndalje edhe gjatë ditës na veprojmë çdo herë baze instruksioneve të KOSTT-it” – tha ai.

Kompania për distribuimin e energjisë në Kosovë – KEDS, kishte njoftuar të dielën së do të fillojë reduktimet e energjisë elektrike në vend për shkak të krizës energjetike në Kosovë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.

Ndërsa dje, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se mas arritjes se bashkëpunimi me Shqipërinë, do të  rikthehet furnizimi me energji.

Kriza energjetike, pak shpresë për dimër të lehtë