Reduktime të furnizimit me ujë në disa komuna pas reshjeve të shiut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit ka ngritje të turbullirave të ujit në kanalin e Iber Lepencit.

Sipas njoftimit, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Prandaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë reduktime të ujit duke filluar sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj furnizimi me ujë do të kthehet nga ora 16:00 deri 20:00, pastaj reduktim prapë nga ora 20:00 deri 04:00 të mëngjesit.

Gjendje më të rënduar KRU, “Prishtina” ka thënë se ka Drenasi  ndërsa fshatrat e Podujevës do të kenë reduktime gjatë ditës diku rreth 3 orë.

Njoftimi i plotë: