Recep Tayyip Erdogan shpall fitoren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim triumfi pas rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Erdogan u është drejtuar qytetarëve në një tubim pas përfundimit të numërimit gati të të gjitha fletëvotimeve.

Ai ka falënderuar të gjithë për besimin që ia kanë dhënë për ta drejtuar vendin edhe për 5 vjet.

Recep Tayyip Erdogan ishte në balotazh me kandidatit e CHP-së, Kemal Kiliçdaroglu.

Sipas rezultateve ende jopërfundimtare, Erdogan ka fituar me rreth 52 për qind të votave.

Kanali CNN Turk thotë se tashmë janë numëruar 99.06 për qind e votave dhe Erdogan ka fituar 52.07 për qind, kurse kundërshtari i tij ka fituar 47.93 për qind të votave,